Kim Kardashian e ka kryer me sukses provimin e parë për t’u bërë një avokate e mirë.
Kim Kardashian gjatë një interviste të fundit për revistën e njohur “Vogue” kishte bërë të ditur që synon të bëhet një avokate e zonja pasi është duke mësuar nga 18 orë në javë, shkruan Daily Mail përcjell portali arbresh.info

“Ligjin e kriminalistikës mund ta bëj me sy mbyllur. Bëra testin e parë dhe mora 100 pikë. Super i thjeshtë për mua. Leximi është ai që me të vërtetë më merr kohë. Është kaq konsumues. Konceptet unë i kuptoj në dy sekonda”, u shpreh Kim Kardashian gjatë intervistës së dhënë.
Kim u fotografua me një cantë në krahë duke shkuar në provimin e së mërkurës.
Kim ishte veshur në mënyrë sportive. Fotografitë u realizuan kur ajo zbriti nga makina tip Range Rover dhe hyri në një ndërtesë në Los Anxhelos. Më vonë zbuloi me anë të postimeve në Twitter se e kishte kaluar provimin me sukses. /arbresh.info/
Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Osmani tha se kjo parti s...
Një ditë pas zgjedhjeve, PDK thërret konferencë për media
Qeveria pro-perëndimore e Armenisë fiton zgjedhjet pavarësis...
Të shtëna me armë në Kamëz, humb jetën një person, një i pla...
Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstru...
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët pë...