Pas një kohe të gjatë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është rikthyer në Kuvendin e Kosovës, në interpelancë, me kërkesë të PSD-së.
Aty u diskutua për pagën minimale e kryeministri tha se është i interesuar që ta rrisë atë, raporton KTV.
Por, partitë opozitare akuzuan qeverinë se pagën minimale nuk ka guxuar ta rrisë për shkak të veteranëve, meqë një pension i veteranit e ka referencë pagën minimale.
Debati u bë më i ashpër kur deputetë të opozitës thanë se qeveria po u kërkon 10 përqind të shumës për secilin tender, derisa AAK-ja i ftoi ata që këto fakte t’i deponojnë në Prokurori.
Ndërkohë, një interpelancë tjetër u zhvillua po ashtu këtë të mërkurë, këtë herë me ministrin e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, në lidhje me themelimin e ndërmarrjes së re energjetike të Kosovës, po ashtu e thirrur nga PSD-ja.
Qeveritarët, aty e kanë quajtur këtë si investimin më të madh ndonjëherë në historinë e Kosovës, derisa opozita i ka bërë thirrje qeverisë të heqë dorë nga kjo kontratë, të cilën e quajtën kriminale.
Madje, aty i është tërhequr vërejtja ministrit që të ketë kujdes në këtë drejtim sepse mund të përfundojë në burg.
Qysh nga fillimi, vazhdimi i seancës është përcjellë me një numër të vogël deputetësh në sallë.
AAK sot mban konferencë për media
Shëndritit i bie në dorë Kutia e Pandorës, ja kë çon ai në n...
Përgatitjet për finalen e madhe, Kosova sot mban stërvitjen ...
“Jam shumë i qetë”, Ousmane Dembele shpjegon si ndryshoi pre...
Trump për NATO-n: Pse duhet të jemi aty për ta nëse ata nuk ...
PS përgatitet për “Vendoret 2026”, Rama: Nevojitet ristruktu...