Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka folur për shpenzimin e buxhetit të Kosovës nga ana e qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj.
Bajrami ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se ekzekutivi po e shkel ligjin me mënyrën e shfrytëzimit të rezervës shtetërore.
“Në fillim të këtij viti, shuma të mëdha janë ndarë, qoftë për përvjetorë, qoftë për gjëra të tjera”, ka kujtuar ajo.
“Rezerva shtetërore si e tillë është për të qenë aty, si zë buxhetor për ndodhi të paparashikuara”, ka theksuar Bajrami.
“Tragjedi natyrore, ndonjë embargo nga ndonjë shtet tjetër, që mund ta kesh, të shtrenjtohet ndonjë mall. Ndonjë kolaps energjetik, apo në tregun e karburanteve”, ka treguar ajo.
“Përvjetori i pavarësisë është ngjarje që parashikohet. 500 vjetori i Skënderbeut është ditur më përpara. Është dashur të jetë zë buxhetor”, ka thënë Bajrami.
“Ligji po shkelet”, ka deklaruar deputetja e LDK’së në T7.
Bajrami ka folur edhe për vendimin e Qeverisë Haradinaj për t’i ofruar ndihmë financiare Francës, pas djegies së katedrales së famshme të Notrë Damës në Paris.
“Si simbolikë nuk mund ta vlerësoj negativisht”, është shprehur ajo.
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës