Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka marrë vendim për emërimin e anëtarëve të komisioneve komunale të zgjedhjeve (KKZ) për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, transmeton Telegrafi.
Vendimi është marrë në mbledhjen e KQZ-së, të kryesuar nga kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka.
Gjithashtu, gjatë mbledhjes kryetarja Daka, bëri të ditur se i është dërguar shkresa zyrtare shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, lidhur me angazhimin e këtij misioni në rolin këshillues në këto zgjedhje.
Daka, njoftoi se kjo letër është e formatit të njëjtë me atë të zgjedhjeve të vitit 2017.
Në mbledhje, anëtarët e KQZ-së, u dakorduan që Misioni i OSBE-së në Kosovë, të ketë rol vetëm në këshilla teknike për komisionet komunale të zgjedhjeve si dhe vetëm në ditën e zgjedhjeve për këshillat e vendvotimeve. /Telegrafi/
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...