‘Çka Ka Qellu’ është më shumë se një restorant. Aty konsumatorët mund të shohin historinë, një muze i vërtetë artefaktesh. Kështu nis prezantimi i restorantit shqiptar nga ABC7, një lokal ky i ndodhur në 2321 Hughes Ave në Belmont të Bronx. Me pronar Ramiz Kukaj, aty mund të mësoni shumë rreth kuzhinës shqiptare.
‘Shqiptarët që erdhën 20 apo 30 vjet më parë këtu, për çfarëdo arsye, menduan se nuk ja vlente hapja e një restoranti shqiptar”, thotë Kukaj.
Por vetë ai mendoi ndryshe. Kukaj hapi restorantin ‘Çka ka qëllu’ aty ku ju mund të gjeni bukë dhe sallatë shqiptare.
“Lumturohem kur shoh shqiptarët që vijnë këtu”, thekson ai.
Pjata më e famshme që ofrohet është Skënderbeu, emëruar sipas heroit të madh shqiptar. Shefi i kuzhinës Afrim Kalgini kujdeset për përgatitjen.
‘Skënderbeu’ përbëhet nga copëza të mishit të viçit, djathë shqiptar, miell, thërrime buke, vezë, qumësht, krip dhe piper.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit