Nisen drejt protestës së madhe të opozitës në Tiranë, përfaqësues dhe simpatizantë të PD-së së Beratit. Nisja e autobuzeve me protestues u bë përpara selisë së Partisë Demokratike të Beratit rreth orës 07:00.
Protestuesve të PD-së u janë bashkuar edhe përfaqësuesit dhe militantët e LSI-së. Nga i gjithë qarku i Beratit janë nisur rreth 1 000 protestues.
Ndërkohë kryedemokrati Basha ka deklaruar se “Pjesëmarrja e lartë në protestë ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Kërkesa jonë mbetet e pandryshueshme. Largimi i Edi Ramës dhe qeveria tranzitore. Të shpjegojmë kudo në çdo takim që ne jemi shumicë dhe duhet ta tregojmë këtë”./faxweb.al
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz