Arsenali ka realizuar golin e epërsisë kundër Napolit mbrëmjen e sotme (e enjte).
“Topçinjtë” janë duke udhëhequr me rezultat 1 me 0 në takimin si nikoqir në kuadër të çerekfinaleve në UEFA Evropa Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Mesfushori Aaron Ramsey dërgoi topin në rrjetë pas disa kombinimeve shumë të bukura nga skuadra nën udhëheqjen e spanjollit Unai Emery.
Goli nga reprezentuesi uellsian u realizua në minutën e 15′ të ndeshjes në Emirates.
Xhaka dhe Mustafi nuk janë pjesë e formacionit startues, ndërsa te mysafirët Hysaj ka filluar takimin nga minuta e parë./arbresh.info/
(Shikoni më poshtë ose duke klikuar këtu golin nga Ramsey)
https://streamable.com/6qnbb
Liverpool jep lajmin e mirë për Mohamed Salah
Hakimi humbet ndeshjen e dytë me Bayernin
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë