Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e saj të katërt. Në ketë mbledhje kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka propozuar që të shpallen konkurset për pozitat e lira në Sekretariatin e KQZ-së, shkruan arbresh.info.
“Pozita e Zëvendëskryeshefit të KQZ-së dhe pozita e drejtorit ekzekutiv për zyrën e regjistrimit të partive politike janë të lira, njëra për shkak të pensionimit e tjera është vakum për ca kohë ndaj propozoj që të shpallet konkursi për këto pozita”, ka thënë ai.
Ndërsa Valmir Rrustemi nga VV, ka kërkuar që Ambasada Britanike të monitoroj konkurset për pozitat e larta në KQZ.
“ Pajtohem me shpalljen e konkurseve për pozitat e lartpërmendura, por kërkoj që Ambasada Britanike të ftohet dhe të monitoroj procesin e zgjedhjes së anëtarëve të bordit të agjencive të pavarura”, ka thënë Rrustemi.
Ndërsa e para e KQZ-së ka shtuar se tashmë ka marrë konfirmimin nga Ambasada Britanike për përzgjedhjen e këtij procesi. E rreth vonesës për emërimin në pozitën e kryeshefit, përfaqësuesi i LDK-së, në KQZ, Florian Dushi ka thënë se duhet të plotësohet urgjentisht.
“KQZ ka faj pas nuk janë plotësuar ende këto pozita sepse KQZ asnjë orë nuk guxoj të qëndroj pa kryeshef, prandaj tani urgjentisht duhet të emërohet një ushtrues detyre në këtë pozitë”, ka thënë ai. /arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit