Kim Kardashian dhe Khloe Kardashian duket se paskan dorë (për të vjedhur) kur dalin nëpër dyqane, pavarësisht se janë në gjendje të përballojnë çdo gjë që mund të duan në jetë.
Dy motrat kanë kujtuar episodin kur një herë vodhën një palë syze të shtrenjta Dior dhe nuk ndalnin dot së qeshuri.
Duke folur për promovimin e linjës së saj të re të syzeve, Kim kujtoi se kur dy motrat ishin adoleshente, kishin shkuar në një udhëtim në Hawaii dhe kishin hyrë në një dyqan syzesh.
“Ne ishim në Hawaii dhe ishte ky dyqani Christian Dior dhe askush nuk punonte atje … Ishte bosh dhe Khloe me të vërtetë i donte syzet Dior, kështu që i mori ato dhe ne u larguam”, transmeton lapsi.
Khloe qeshte teksa kujtonte këtë episod aspak të këndshëm, ndërsa u shpreh se ende i ka syzet që ka vjedhur.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron