Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot, me rastin e 8 prillit – Ditës së romëve në Kosovë, priti një grup përfaqësuesish të këtij komuniteti, të drejtuar nga deputeti Allbert Kinolli.
Duke uruar të gjithë qytetarët e komunitetit rom në Kosovë për ditën e tyre, kryeparlamentari Veseli tha se komunitetet pakicë janë një ndër pasuritë kryesore që ka shteti ynë.
Ai tha se përcaktimi kushtetues dhe ligjor i të drejtave dhe lirive të komuniteteve pakicë, e vë Kosovën në pozitë të lartë në renditjen botërore, si shtet me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim etnie e religjioni.
Veseli çmoi lart orientimin shtetformues të komunitetit rom në Kosovë dhe kontributin e tij në avancimin e proceseve demokratike në vend.
Kreu i Kuvendit tha se institucionet do të vazhdojnë angazhimet për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe rritur mirëqenien e të gjithë qytetarëve të vendit.
Përfaqësuesit e komunitetit rom, nga ana e tyre, falënderuan kryeparlamentarin Veseli për angazhimin dhe mbështetjen e tij të parazervë ndaj të gjitha komuniteteve pakicë në Kosovë, përfshirë edhe atë rom.



Trump: Nuk ka rëndësi marrëveshja, ne e kemi mposhtur atë ve...
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance: Ky është lajm shum...
Me sot diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 1...
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici