Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, assesi të kompletohet.
Fillimisht, presidenti Hashim Thaçi e mbajti peng për një vit emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ –së, kurse tani, administrata e këtij komisioni pothuajse është bllokuar.
Kjo pasi kryeshefit ekzekutiv, Enis Halimi, i cili është personi i vetëm që mund të marrë vendime ekzekutive, ka tri ditë që i ka përfunduar kontrata, raporton KTV.
Kështu, Sekretariati i KQZ-së nuk po mund të funksionojë.
Anëtarët e këtij komisioni po kërkojnë që kryetarja Valdete Daka, të thërrasë urgjentisht mbledhje për ta bërë vlerësimin e kryeshefit aktual dhe të vendoset për vazhdim apo jo të kontratës së tij.
Por, Kohavisioni merr vesh se kryetarja Valdete Dakaj, bashkë me anëtarin tjetër të LDK-së, Florian Dushi, po shikojnë mundësinë e shmangies së kësaj procedure.
Ata po synojnë që të emërojnë një ushtrues detyre, në mënyrë që ta largojnë Halimin.
Vetë Halimi nuk ka pranuar të flasë për KTV-në, duke thënë se është KQZ-ja ajo e cila do të vendosë për largimin ose jo të tij.
As anëtari tjetër i KQZ-së nga radhët e LDK-së, Florian Dushi, nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje, duke thënë se zgjedhja e kryeshefit ekzekutiv është teknike.
Sipas tij, kur të mblidhet KQZ-ja do të vendoset për rastin në fjalë.
Ndërsa, zëdhënësi i këtij komisioni, Valmir Elezi, ka thënë se ende nuk ka ndonjë vendim për këtë çështje.
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...
Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur ndajnë rrugët
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...