Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Herolind Shala ka vijuar me formën e tij më të mirë në kampionatin çek.
Ylli shqiptar, ka qenë vendimtar në fitoren e katërt sezonale të Liberecit, duke shënuar edhe golin e parë në kampionat.
Slovan Liberec, skuadra ku është huazuar Shala, ka shënuar fitore të thellë 3-0 ndaj Pribram, dhe kështu vazhdon të mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 15 pikë të grumbulluara.
Shala ishte titullar në këtë takim, ndërsa shënoi golin e tretë në ndeshje, në minutën e 68-të.
Ky ishte goli i parë i Herolindit në kampionatin çek, ndërsa ai ka bërë edhe katër asistime, ndërsa ka shënuar dhe asistuar edhe në kuadër të Ligës së Evropës. /Albeu.com/
Baldini nis revolucionin te Italia, ndalon rrjetet sociale g...
Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore
Franca gjobit me 25 milionë dollarë kompaninë Shein
Shpërthim me lëndë plasëse në Përmet, lëndohen rëndë dy pers...
Juventusi heq dorë nga sulmuesi serb
Lladrovci: Limaj i duhet PDK-së, PDK i duhet Limajt