Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka parashikuar motin për ditët e ardhshme. IHMK, thotë se pas një periudhe të gjatë kohore me temperatura të larta, vendi ynë do të ndikohet nga masat relativisht të freskëta, të cilat do të krijojnë kushte për një mot të ndryshueshëm dhe me temperatura të cilat gjatë javës do të regjistrohen nga 9 gradë Celsius ajo minimale, deri në 26 gradë Celsius maksimalja gjatë gjithë javës.
“Dita e parë e javës do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe vende-vende do të shoqërohet me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13-15 gradë celsius ,me një diferencë të vogël nga temperaturat maksimale të cilat do të lëvizin nga 17-19 gradë celsius. Derisa dita e mërkurë, kur edhe zyrtarisht hyjmë në stinën e vjeshtës, parashihet të jetë dita më e ngrohtë e javës me maksimalet e ditës nga 23-25 gradë Celsius”, thuhet në raportin e IHMK-së.
Ky institut thotë se nga dita e enjte pritet sërish të ketë vranësira të dendura të cilat do ti takojnë kryesisht shtresës së ulët të troposferës dhe të cilat do të shoqërohen me riga shiu për të vazhduar vende-vende edhe ditën e premte.
IHMK thotë se gjatë vikendit pritet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe relativisht i freskët.
“Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, dom inues do të jetë drejtimi veriperëndimor, shpejtësia e së cilës do të arrijë deri 8m/s”, thuhet më tutje në raportin e IHMK-së.
Nesër pritet normalizimi i furnizimit me ujë në Fushë Kosovë
Ambasada e Francës uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë
Rikthehet Raphinha, formacioni i Barcelonës ndaj Gironas
“Burgoset” NEWBORN-i, monumentit të pavarësisë i...
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...