Trajneri i Borussia Monchengladbachut, Lucien Favre, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij te klubi gjerman.
Monchengladbachu sezonin e kaluar ishte në pozitën e tretë në Gjermani, por sivjet ka nisur në mënyrën më të keqe sezonin duke humbur pesë ndeshjet e para në ligë, transmeton koha.net.
Humbja e fundit nga Kolni, bëri që Favre të vendoste për t’u larguar.
Krerët e klubit gjerman duhet të reagojnë shpejt për ta gjetur zëvendësuesin, pasi krahas Bundesligas, ekipi ku luan Granit Xhaka, bën gara edhe në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/
Baldini nis revolucionin te Italia, ndalon rrjetet sociale g...
Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore
Franca gjobit me 25 milionë dollarë kompaninë Shein
Shpërthim me lëndë plasëse në Përmet, lëndohen rëndë dy pers...
Juventusi heq dorë nga sulmuesi serb
Lladrovci: Limaj i duhet PDK-së, PDK i duhet Limajt