Përfaqësuesja e Spanjës në basketboll ka dalë triumfuese e edicionit të sivjetmë të ‘EuroBasket 2015’ duke mposhtur në finale Lituaninë me rezultat 80-63.
Në duelin e zhvilluar në Lille të Francës, spanjollët ishin dominues që nga minuta e parë duke e mbyllur çerekun e parë me 11 pikë epërsi (19:8).
Në çerekun e dytë, lituanezët ishin më të mirë (25:22), megjithatë falë pikëve të shënuara në çerekun e parë, Spanja e mbylli gjysmën e parë me avantazh (41-33).
Spanjollët rikthyen dominimin e tyre në çerekun e tretë duke shënuar nëntë pikë më shumë se kundërshtari (19:10) dhe rezultati pas kësaj pjesëloje ishte 60:43.
Pas çerekut të fundit që ishte i barabartë (20:20), Spanja u shpall kampion me rezultat të përgjithshëm prej 80-63.
Në këtë mënyrë, Spanja fiton medaljen e artë, Lituania të argjendtën, kurse kampioni nga viti 2013, Franca, është kënaqur me medaljen e bronztë duke zënë vendin e tretë, pasi shkeli Serbinë me rezultat 81-68.
‘FIBA EuroBasket 2015’ ishte turneu i 19-të me radhë që është zhvilluar në katër vende të ndryshme (Kroaci, Gjermani, Francë dhe Letoni). Në secilin prej këtyre shteteve janë zhvilluar ndeshjet e grupeve respektive, ndërsa ndeshjet e eliminimit direkt janë zhvilluar në Francë. /Telegrafi/
Baldini nis revolucionin te Italia, ndalon rrjetet sociale g...
Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore
Franca gjobit me 25 milionë dollarë kompaninë Shein
Shpërthim me lëndë plasëse në Përmet, lëndohen rëndë dy pers...
Juventusi heq dorë nga sulmuesi serb
Lladrovci: Limaj i duhet PDK-së, PDK i duhet Limajt