Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin e Turqisë.
Ajo është e vetmja garuese që përfaqëson Kosovën në këtë garë, në të cilën ka arritur të dalë triumfuese në finale ndaj garueses tjetër Otgontsetseg Galbadrakh
Distria ka triumfuar me Ippon në kategorinë 48 kilogramë, duke shënuar performancë më të mirë se kundërshtarja.
Përveç garës për medalje, xhudistja nga Kosova do të luftojë edhe për të fituar pikë për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike Verore, që do të mbahen në Tokyo më 2020.
I lumtur me këtë sukses, trajneri i Distrias, Driton Kuka publikoi një fotografi të xhudistes triumfuese në Facebook, duke cituar ndër të tjerash edhe sukseset e saj.
“Disi Impresive në Grand Prix Antalya 2019
E artë
700 Pikë Olimpike.
Të gjitha fitoret me Ippon
Me radhë mposhti Turken Senturk, serben Stojadinov,Koreanen Kang dhe në finale Medalisten Olimpike Kazaken Galbadrakh”, ka shkruar Kuka në Facebook.
https://www.facebook.com/driton.kuka/posts/10216476949054177
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...