(I plotësuar) Ka shkuar në 11 numri i të lënduarve në aksidentin e ndodhur pak më parë “Te Rrethi” në Prishtinë.
Këtë për KosovaPress, e ka konfirmuar zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës Flora Ahmeti.
Ajo, tha se verifikimi i fundit që ka marrë Policia nga Emergjenca rezulton me 11 të lënduar, e njëri prej tyre vazhdon të jetë në gjendje kritike.
(I) Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur tek mbikalimi në Prishtinë, pranë QKUK-së, “te rrethi”.
Këtë e ka konfirmuar zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës Flora Ahmeti. Ajo, bënë të ditur se nga gjashtë të lënduarit, njëri prej tyre është në gjendje kritike.
Ahmeti, thotë se aksidenti ka ndodhur mes një veture e tipit “Golf 2” dhe një “Audi”.
Nga vendi i ngjarjes ka qenë vetura e tipit “Audi”, ajo e cila e ka humbur kontrollin dhe ka goditur veturën tjetër “Golf 2”, e pas kësaj ka goditur edhe kabinën ku qytetarët prisnin autobusin.
I dyshuari, thuhet se ka qenë duke vozitur 120 orë për kilometër dhe pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Por, më vonë i dyshuari i është dorëzuar Policisë.
https://www.youtube.com/watch?t=78&v=8R-NHaYHof0
Baldini nis revolucionin te Italia, ndalon rrjetet sociale g...
Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore
Franca gjobit me 25 milionë dollarë kompaninë Shein
Shpërthim me lëndë plasëse në Përmet, lëndohen rëndë dy pers...
Juventusi heq dorë nga sulmuesi serb
Lladrovci: Limaj i duhet PDK-së, PDK i duhet Limajt