Në qershor ose më së voni në fillim të vjeshtës do të duhet të bisedojmë që t’i sigurojmë aspektet evropiane për vendet siç janë Maqedonia e Veriut, ka thënë kryeministri danez, Lars Loke Rasmusen pas takimit në Athinë me kolegun e tij grek Aleksis Cipras dhe ka theksuar se vizita e kryeministrit grek në Shkup tregon se dy vendet kanë vizion të përbashkët strategjik.
Dy kryeministrat, përveç raporteve bilaterale, për problemin e migrimit dhe të Bregzitit, kanë biseduar edhe për perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor si dhe për Marrëveshjen e Prespës, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Athina, transmeton Portalb.mk.
“E shfrytëzoj këtë mundësi të falënderoj kryeministrin grek për përpjekjet e rëndësishme që të zgjidhet kontesti disavjeçar me Maqedoninë e Veriut. Çështja është zgjedhur, vendi do të hyjë në NATO. Flasim për përpjekje historike, ndërsa vizita juaj në Shkup, konfirmon se dy vendet kanë vizion strategjik të përbashkët. Kjo ka kontribuuar në stabilitetin e rajonit”, ka thënë Rasmusen.
Ai e ka uruar Ciprasin për “guximin politik që e tregoi në këtë çështje” dhe është kthyer në perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.
Aleksis Cipras në takim ka njoftuar Rasmusenin për nismat greke për bashkëpunim në veri dhe në jug.
Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...