U kishte rënë të takohen shpesh në Bruksel e nëpër forume të ndryshme, por, sipas deputetes Vjosa Osmani, presidentët Thaçi e Vuçiq, ishin takuar edhe larg syrit të publikut.
Këto informata, deputetja e LDK-së, Osmani, tha t’i ketë të konfirmuara dhe se takimet kishin ndodhur në Romë të Italisë, raporton KTV.
Sipas Osmanit, Thaçi është i vetëm në idenë për ndryshimin e kufijve, pasi fillimisht, një gjë të tillë, në qendrat vendimmarrëse, e kishte paraqitur si një ide që gëzon përkrahjen e shumicës.
Por, Osmani paralajmëron se një ide e tillë, nuk është krejtësisht e vdekur.
Edhe analisti Imer Mushkolaj, beson se tema e ndryshimit të kufijve nuk ishte iniciuar rastësisht nga presidentit Thaçi, por për këtë kishte pasur një dakordim paraprakisht.
Në anën tjetër, heshtjen e ka ruajtur Zyra për Informim e presidentit Thaçi, duke mos kthyer përgjigje në pyetjet e KTV-së për këtë temë.
Megjithatë, në fund të janarit, Thaçi, në një televizion shqiptar, kishte mohuar të ketë pasur takime të tilla.
Presidenti Thaçi, këtë të premte, do të flasë për dialogun Kosovë – Serbi, në Britaninë e Madhe, por nga Instituti Chatham House, këtë herë, aty nuk është i ftuar homologu i tij serb Vuçiq.
Zjarr shpërthen në një hotel luksoz në Alpet Franceze, evaku...
Dy të vrarë në Kiev teksa Rusia i vazhdon bombardimet në Ukr...
Aksioni në Malishevë, 50 komisionerë shoqërohen në polici pë...
Tek Real Madridi janë të habitur me rastin e Endrickut dhe t...
Protesta kundër autoritarizmit të Vuçiqit në Serbi
Trajneri i Chelseas mohon zërat se Palmer dëshiron ta lë klu...