Kontrata mes Adrien Rabiotit dhe Paris Saint Germainit duket se do të skadojë dhe kjo do të reprezentojë një koluminacion dhe përfundim të një sage vërtetë të gjatë rreth transferimeve.
Francezi refuzoi tri oferta të ndryshme për vazhdim të kontratës nga kampioni në Liga 1 dhe gjatë pjesës më të madhe të sezonit ishte përfolur për kalim te Barcelona, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, klubi katalunas ka siguruar tashmë shërbimet e Frenkie de Jong duke lënë Rabiotin në një pozitë për të shikuar diku tjetër rreth blerësve të rinj.
Ndërkohë, lidhjet janë shfaqur për kalim te klubet si Liverpooli, Arsenali dhe Juventusi, por Canal+ raporton tani se 24-vjeçari ka rënë dakord t’i bashkohet rivalit të Barcelonës – Real Madridit.
Siç duket, vendimi është marrë pas inspirimit nga legjenda e Real Madridit dhe Francës me rikthimin e tij në detyrë te skuadra në Santiago Bernabeu – Zinedine Zidane dhe dëshiron të mësojë shumë nga ai.
Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve ka shfaqur gjithashtu interesim të fuqishëm për mesfushorin e Tottenham Hotspurit, Christian Eriksenin./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...