Analiza e kujdesshme e saj tregon se dieta jonë e përditshme është një vrasëse më e madhe sesa duhani, e se fajësohet për një në 5 vdekje anembanë globit.
Kripa, qoftë në bukë, salcën e sojës apo mishin e përpunuar, rezulton ajo që ka shkurtuar më shumë jetë.
Hartuesit këmbëngulin se ky studim nuk ka të bëjë me obezitetin, por me cilësinë e ulët të dietave ushqimore, që dëmtojnë zemrën dhe shkaktojnë tumor.
Pas kripës, përgjegjës për 3 milionë vdekje vjen konsumi i pakët i drithrave integrale, konsumi i ulët i frutave dhe në fund fakti që njerëzit nuk hanë sa duhet perime, arra, fibra dhe nuk marrin Omega 3 nga ushqimet e detit.
Nga 11 milionë vdekjet e lidhura me ushqimin, 10 mln ishin pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare dhe kjo shpjegon përse kripa është problemi kryesor.
Vendet mesdhetare, sidomos Franca e Spanja, si dhe Izraeli, kanë numrin më të vogël të vdekjeve të tilla në botë, ndërsa në kahun tjetër të spektrit qëndrojnë shtetet e Azisë Juglindore, Jugore e Qendrore.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...