Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe ai i Administratës Publike, Mahir Yagcilar kanë nënshkruar memorandum për projektin e Spitalit të Prishtinës.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili tha se ky spital do të ofroj efikasitet më të lartë, e po ashtu edhe shërbime moderne.
“Sot patëm hapin e parë të një kërkesë të kamotshme për fillimin e ndërtimi të spitalit të Prishtinës. Sot nënshkruam një memorandum që vendosin hapat një pas një. Kjo ka qenë e kërkesë, që i ka privu qytetarët nga e drejta e tyre. Ky projekt mendoj që do të përfundoj me sukses. Do të ketë shërbime moderne, me kapacitete moderne për qytetarët e vet. Në këtë mënyrë do të realizojmë një kërkesë të kamotshme”, tha ai.
I kënaqur me këtë nënshkrim memorandumi u shpreh edhe Mahir Yagcilar.
“Është një projekt shumë i rëndësishëm për komunën dhe qytetarët. Do të realizohen shërbime shumë më efikase. Gjatë debateve buxhetore është dedikuar kodi dhe buxheti në kuadër të Ministrisë së Administrimit. Hapi i parë do të jetë hartimi i fizibilitetit. Do të vazhdojmë bashkëpunimin me ju në hapat më tutje. Sepse është një projekt sfidues” është shprehur ai.
Isnaili tha se ky projekt tha se dihet që është ndarë një buxhet për këtë.
“Si të tillë ne e kemi ndarë një buxhet tre vjeçar, ne kemi një plan fillestar që të përfundojë ky projekt. Deri më tani është 7 milionë euro. Varësisht nga nevojat se nuk do të përfundojë me kaq. Do të ndërtohet pavarësisht se sa do të kushtoj”, tha ministri Ismaili. /Telegrafi/

Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL
BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive ...
Flick konfirmon largimin e Ter Stegenit te Girona: Vendimi i...
Hargreaves: Rinumërimi bart rreziqe për afatet, e rëndësishm...
Trump nuk i ndal lëvdatat për veten: Po të mos isha bërë pre...