Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane insiston se Marcelo është pjesë në planet e tij.
Francezi ka pranuar se veterani ka qenë në formën e tij më të mirë gjatë këtij sezoni, transmeton portali arbresh.info.
“Ai është një lojtar që nuk ka luajtur shumë së fundmi. Unë e dua Marcelon. Si një person, kjo nuk ka rëndësi, kjo është mes meje dhe tij. Por si një lojtar, me atë që ka bërë ai ka qenë fenomenal”, ka thënë Zidane.
“Kur ju luani pak më keq, ata flasin shumë dhe ne nuk mund ta ndryshojmë këtë”
“Kur ai është mirë ne kemi nevojë për Marcelon që të luaj gjithmonë ashtu. Ne gjithmonë do të kërkojmë më shumë. E dua atë si një lojtar dhe dua të luaj me të shumë më shumë deri në fund”
“Kjo nuk lë pas atë që Reguilon ka bërë, ai është mbrojtësi i dytë i krahut të majtë për momentin dhe do të luaj nga këtu deri në fund të sezonit”, shtoi Zidane./arbresh.info/
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...
Rama publikon pamje nga shkolla e re “Ibrahim HimaR...
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...