Aeroplani i vogël i tipit Cesna P210N, i cili ishte zhdukur pasditen e sotme nga sistemi i radarit, është gjetur i rrëzuar në vendin e quajtur “Sollunska gllava”.
Përveç mbetjeve të aeroplanit janë gjetur edhe trupat e pajetë të katër udhëtarëve, të gjithë shtetas bullgarë, informojnë nga Agjencia e Aviacionit Civil.
Mbetjet e aeroplanit janë gjetur nga helikopterët dhe ekipet e shpëtimit të MPB-së. Aeroplani i vogël ishte nisur nga Ohri drejt Sofjes, ndërsa në orën 16:16 kishte humbur kontaktet me radarët.
Paraprakisht, drejtori i bordit drejtues të M-NAV, Nikollçe Taseski informoi se në orën 16:16 minuta është humbur nga sistemi i radarit të kontrollit të fluturimeve. Kontakti është humbur në perëndim të “Sollunska Gllava”, ndërsa dy helikopterë të policisë ishin në kërkim të aeroplanit të humbur.
Me gjetjen e mbetjeve të aeroplanit, siç informojnë nga AAC, përfundon dhe aksioni për kërkim dhe shpëtim./AlsatM
Emocionuese: Haradinaj përlotet derisa sheh videon e nënës s...
Polici jashtë detyrës e paralajmëroi për mjegullën, shoferi ...
Dy vdekje të dyshimta brenda ditës në Kosovë, rastet dërgohe...
Dy sirianë gjenden të therur me thikë në Leposaviq
KQZ certifikon listën votuese: 2,076,290 qytetarë me të drej...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju