
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, duke folur gjate nje mbledhje te Keshillit Parlamentar per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku eshte vendosur nisja e procedures per ndjekje penale per tre deputetet socialiste Taulant Balla, Besnik Bare dhe Tom Doshi, per te cilet prokuroria kerkoi heqjen e imunitetit te tyre si mundesi per vijimin e hetimeve per 21 janarin.
Ish kryetare e Kuvendit dhe njëra ndër personazhet më të rëndësishme të PS-së në vite është “rishfaqur” këtë të dielë me një mesazh drejtuar ‘disa politikanëve’.
Jozefina Topalli ka postuar në rrjetin social një foto me një mbishkrim, që më së shumti thumbon liderin e opozitës Lulzim Basha por edhe kryeministrin Edi Rama.
Topalli rikujton një pyetje të Viktor Hygosë teksa shkruan:
Victor Hugo pyeste:” Nese shikon ne syte e nje qeni, si mund te dyshosh se, ai nuk ka shpirt?”. … dhe pastaj, kur shikon masken e disa politikaneve… zgjedhja eshte e thjeshte.
Pavarësisht se Topalli nuk ka përdorur emra, mesazhi është i drejtpërdrejtë për ata që ajo mesa duket nuk i barazon as me qentë, e në veçanti për Lulzim Bashën, liderin e opozitës me të cilin ish deputetja e PD-së thuajse kurrë nuk ka patur një relatë të qetë. Kujtojmë se Topalli ka deklaruar pak kohë më parë se marrëveshja mes Ramës e Bashës qëndron ende në këmbë dhe se ata janë të gatshëm ta rinovojnë atë për qëllimet e tyre të pushtetit.

Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...