Forcimi i grupeve të organizuara kriminale që flasin shqip në vendet e Bashkimit Europian, dhe që po marrin në dorë tregun e heroinës e kokainës në vende të ndryshme, sa vjen e po i shqetëson më shumë autoritetet europiane.
“Grupe të tilla, që kontrollojnë tregun e kokainës, janë bërë një kërcënim domethënës”, deklaron Drejtori i Agjencisë së BE-së për Drogat (EMCDDA), Alexis Goosdeel.
Ai thotë se nuk ka informacion se Shqipëria është një nyje kyçe për trafikimin e heroinës dhe kokainës. Goosdeel tha se dyshimet bazohen në zbulimin e një laboratory të heroinës vitin e kaluar dhe kapjen e 615 kilogramëve kokainë tek disa shqiptarë.
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...