Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka thënë se Lëvizjes Vetëvendosje po i pengon vendimi tyre që në organet e partisë ndarja gjinore të jetë e barabartë.
“Sektit VV po i pengon që PSD-ja ka marrë vendim qe në çdo organ vendimmarrës të ketë 50% gra e 50% burra. Po i pengon sepse në hipokrizinë e tyre, flasin për barazi gjinore, por s’kanë kurajo ta bëjnë asnjë hap për ta praktikuar atë barazi”, ka shkruar ai në Facebook.
“Po i pengon sepse në inatin e tyre, e urrejnë kur dikush bën gjëra të mira, e ai dikush nuk është VV-ja. Sepse ata besojnë që janë pronarët e të mirës”. “Po i pengon sepse tek PSD po e shohin se si do të duhej të ishte VV-ja, por që kurrë s’do të jetë. Sepse është ngulfatur nga autoritarizmi, popullizmi e hipokrizia”.
Krasniqi ka thënë “tashmë u mësuam me vajtimin e tyre”.
“Ne po ecim përpara, si subjekti i vetëm që sjell progres. Proges të cilin VV-ja e ka harruar. E ka zëvendësuar me vajtim, urrejtje e inat”.
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...
Moti sot kryesisht me vranësira