Një aksident ku kanë mbetur dy të lënduar ka ndodhur në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, ndërsa dy persona janë dërguar në QKUK.
“Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se ka ndodhur një aksident trafiku ne rrugën ,,Fahri Fazliu” në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë. Ne këtë aksident ku kanë qenë të përfshira dy vetura, lëndime trupore kane pësuar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë qe me rast po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...