Të enjten në Kuvendin e Kosovës është mbajtur konferenca “Dialogu publik-privat në funksion të zhvillimit te sektorit privat”,raporton arbresh.info.
Në ketë konferencë ka marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili ka ftuar bizneset kosovare t’i paraqesin idetë e tyre.
“ Politikat tona nacionale duhet të jenë drejt zhvillimit ekonomik, Kosova si shtet i pavarur përveq fuqizimit institucional, duhet ta ketë më të fuqishëm zhvillimin ekonomik, duke pas një ekonomi të qëndrueshme”, ka thënë ai.
Veseli u ka kërkuar bizneseve që të punojnë me shumë në punësimin e të rinjve.
“Ju përfaqësues te bizneseve me iniciativat dhe idetë e juaja mund të anoni përpara, nëse keni partnerit me Kuvendin e Kosovës dhe Institucionet tjetra mund të keni një ekonomi shumë më konkurruese, punuese sepse nëse vazhdojmë keshtu mund te na rrezikohet rinia jonë, dhe mund të kemi një degradim demografik e që është shqetësuese”, ka thënë ai.
Por ai ka thënë se edhe pse në Kuvend është zyra për biznese për nuk po punohet sa duhet.
“ Kam prit ma shumë nga Odat Ekonomike që të jenë influencues, nuk kemi mund me u marr vesh, duhet me e përmirësua ketë pjesë sepse po bëjmë politika të thata që nuk po na qojnë askund, odat ekonomike mund të përcaktojnë politikat tona”, ka thenë Veseli/arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/431477970936333/
Ambasada e Kosovës në Uashington: SHBA-të riafirmuan mbështe...
Peci kap kacinë dhe u del në ndihmë punëtorëve në Selac, pas...
I dërguari rus niset drejt SHBA-së për bisedime për luftën n...
Rubio: Ne nuk detyrojmë as Rusinë dhe as Ukrainë të bëjnë ma...
KQZ: Sot mbyllet afati për aplikim për akreditim të vëzhgues...
31-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohet nga Gjerma...