Në shënimin e 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-s dhe fillimit të luftës në Kosovë, qytetarë të shumtë kanë kanë ndarë momente të ndryshme përmes shkrimeve në rrjete sociae.
Ata kanë rrëfyer pjesë nga përjetimet e tyre të dhimbshme dhe mjaftë emocionuese.
Edhe këngëtarja, Rona Nishliu ka ndarë disa momente nga kujtimet e saj të luftës që ende rrin të freskëta në kokën e saj.
Ky është postimi emocional i artistes:
Kjo ishte situata ime dhe e qindra mijëra bashkëqyetarëve të mi në Kosovë 20 vite më parë. Në ndërgjegjia ime po kalon një proces sistematik të të riprodhuarit kujtime nga lufta duke më kthyer atmosferën e saj çdo mbrëmje të Shkurtit dhe Marsit, në ëndrrat e mia. Shtëpi tek e cila ende nuk mund të shkoj, familjarë që kanë ndërruar jetën, forcat militare serbe, rrënim, gjak, frikë, vuajtje, të gjitha vijnë në ëndrrat e mia dhe zgjohem e mbuluar nga djersë të ftohta. Është e rëndësishme të kujtojmë të shkruarën që të mos përsëritet kurrë më. Paqe!

Spalletti jep lajmin e madh: Zhegrova e nis nga minuta e par...
Ushtarët turq të KFOR-it kryej patrullime përgjatë vijës kuf...
Amerikanët trajnojnë ushtrinë shqiptare: Dronët s’janë probl...
BE: Presim heqjen e mëtejme të masave – Kosova të rikthehet ...
Abdixhiku pas takimeve me ambasadorët e SHBA-së, Britanisë, ...
BE i përgjigjet Trumpit: Jemi krenarë për udhëheqësit tanë