Përfaqësuesja e Kosovë mbrëmë zhvilloi ndeshjen e parë kualifikuese për Euro2020 ndaj Kombëtares së Bullgarisë.
Kjo ndeshje ishte pritur me shumë emocione si nga tifozët ashtu dhe nga futbollistët.
“Daradanët” barazuan me kombëtaren bullgare 1:1, ndeshje e vlefshme e Grupit A.
Ndeshja filloi me disa tensione, kur mbrojtësi Amir Rrahmani shtyu sulmuesin bullgar, Popov. Pak minuta më pas, ishte radha e mbrojtësit të djathtë, Mërgim Vojvoda, i cili u konfrontua nga e gjithë pankina e bullgarëve, por intervenimi i shpejt i Milot Rashicës dhe gjyqtarëve të ndeshjes bëri që të mos eskalonte situata.
Si duket këto tensione janë bartur edhe në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri”.
Në një video shfaqet se si një tifoz bullgar po zihej me fjalë me tifozët e Kosovës në “Fadil Vokrri”, deri kur u largua nga stadiumi, pas një mosmarrëveshjeje edhe me rojet e sigurimit në stadium. Arsyeja që e shkaktoi këtë mosmarrëveshje nuk dihet.Megjithatë, situata u menaxhua mirë dhe gjithçka u rikthye në normalitet.Golin për Kosovën e shënoi Arbër Zeneli, ndërsa për bullgarët Vasil Bozhikov. /Insporti.com/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...