Katërshja e gjyqtarëve nga Lituania, në krye me gjyqtarin kryesor Gediminas Mažeika, do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen hapëse të Kosovës kundër Bullgarisë në Grupin A kualifikues për Kampionat Evropian, sonte në Prishtinë.
Kosova do të debutojë në kualifikime për Kampionatin Evropian sot si nikoqire e Bullgarisë, në ndeshjen e saj të parë në Grupin A, ku bëjnë pjesë edhe Anglia, Republika e Çekisë dhe Mali i Zi. Ndeshja nis në orën 20:45, shkruan Gazeta Express.
Gediminas Mazeika do të jetë gjyqtar kryesor i ndeshjes me ndihmësit e tij Vytautas Šimkus dhe Vytenis Kazlauskas, ndërsa Manfredas Lukjancukas do të jetë gjyqtar i katërt.

Mazeika është 40-vjeçar dhe është i listuar si gjyqtar i FIFA-s që prej vitit 2008.
Ndeshja e nivelit më të lartë që ai e ka refuzuar ka qenë në ndeshje të fazës grupore mes Bayer Leverkusenit dhe Monacos në edicionin 2016/17 në Ligën e Kampionëve.
Ai ka referuar në 77 ndeshje të UEFA-s.
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116
LVV-ja skeptike për gazin e lëngshëm natyror: Duam gazifikim...
IPK konfirmon: Është suspenduar zyrtari i mbrojtjes së afërt...
Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasj...
ZYRTARE: Andoni Iraola është trajneri i ri i Liverpoolit!
Klinika Stomatologjike kryen suksesshëm rehabilitimin protet...