Nga marrëveshja e roaming-ut, për shtete e regjionit të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet me 4 dhe 5 prill në Beograd, tash Kosova po i paraprinë edhe marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të diplomave akademike në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor, ka deklaruar koordinatori nacional, Gazmend Abrashi
“Jemi në negocim intensive për njohjen e ndërsjellë të diplomave akademike në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor siç janë dentistët, doktorë të medicinës, inxhinier e kështu me radhë. Unë besoj që liria e lëvizjes apo liberalizimi i vizave ka efekt nëse ekspertët të lëmive të ndryshme, pavarësisht atyre se ku do që i kanë kryer studimet munden të punojnë në shtetet e regjionit, më konkretisht, ne jemi të interesuar që njerëzit që kanë kryer fakultetin në Kosovë munden të punojnë kudo në Bosnje e Hercegovinë, në Maqedoni, e në vende tjera, apo ndryshe njerëzit që kanë kryer studimet në Maqedoni munden të vijnë në Kosovë të studiojnë, kjo është liria e lëvizjes”, ka theksuar koordinatori nacional, Gazmend Abrashi i cili do të kryesoj Kosovën edhe në marrëveshjen e re që do të mbahet në “Samitin e Poznanit”, në Poloni, në fund të muajit maj.
“Unë besoj që pas shumë negociatave të komplikuara, në fund të muajit maj do të nënshkruhet marrëveshja për pranimin e ndërsjellë te diplomave të kategorive të ndryshme, ku e gjitha këto marrëveshje ndërlidhet me Samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor, që parashihet të organizohet në Poznan, në Poloni e cila është nikoqire e Samitit të ardhshëm të Ballkanit Perëndimor të jepen rezultatet të marrëveshjes paraprake në Samitin e Sofjes”, është shprehur ai.
Jashtë kësaj marrëveshje në kuadër të planit të përfshirjes së aktiviteteve të Ballkanit Perëndimore, më konkretisht BP6, kanë bërë që shumë materie të lidhen me marrëveshjen e CEFTA-së.
Abrashi ka theksuar se, “Protokolli 5” dhe “Protokolli 6”, që ndërlidhet me lirinë e lëvizjes së mallrave dhe kapitalit, që do të nënshkruhet edhe nga Kosova, marrëveshje kjo e cila është në negocim më shumë se një vit, e për fat të keq më shumë nga Bosnje e Hercegovina.
“Në fillim ka pasur problem të ndryshme të qasjes së Kosovës, apo pranimit të Kosovës, e sidomos me fokus nga Serbia, e për fat të keq më shumë nga Bosnje e Hercegovina. Vendosja e taksës 100% i ka lëvizur gjërat, sidomos nga Bosnje e Hercegovina, të cilët janë të gatshëm t’i bëjnë të gjitha kompromiset e mundshme, që të munden të fillojnë tregtinë e lirë siç e kanë pasur më përpara dhe implementimin e marrëveshjes së CEFTA-së, me importin e mallrave pa doganë”, ka thënë Abrashi.
Abrashi për portalin Arbresh.info, ka përmendur edhe tre pikat kryesore të këtij takimi të ardhshëm.
“Në “Samitin e Poznanit”, tri pikat kryesore të këtij samiti janë “Aneksi 5,6 dhe 7”, të cilët janë përgjegjës Ministria e Tregtisë. Marrëveshja e njohjes së diplomave është një dokument i cili nëse nuk ka ndonjë implikim politik, ku do të jetë e gatshme të rrumbullakohet në fund të muajit maj, ku së bashku me marrëveshjen e roaming-ut, ku do të jenë disa rezultate më të prekshme që do të jenë element me të cilën liderët e Ballkanit Perëndimor, zotimet që i kanë bërë në “Procesin e Berlinit”, ku do të jetë më e prekshme”, ka deklaruar Abrashi, për arbresh.info.
Roli i Serbisë në marrëveshjen e Roamingut
Nga marrëveshja e digjitalizimit në Beograd që do të mbahet me 4 dhe 5 prill, Abrashi ka theksuar edhe rolin e Serbisë në këtë marrëveshje.
“Në shumicën e takimeve, Serbia ka luajtur rolin konstruktiv, por ndonjë rol tjetër nuk ka luajtur sepse faktikisht nuk mundet të ketë një politik “dualise”, sepse ka një pjesë të serbëve në Kosovë të cilët edhe ata kanë bërë presion që këto shpenzime në këto takimet të cilat më shumë janë teknike, mundohen t’i ikin çështjeve politike, ku këto çështje bijnë në qorr-sokak, pra e kemi trajtuar si një çështje pragmatike, një nevojë të regjionit, nuk do të jetë ndonjë problem në implementimin e këtij projekti duke marrë parasysh që kemi përparim dhe dakordim paraprak me shkrim për një protokoll me shkrim, për një kontratë që është dakorduar”, ka deklaruar Gazmend Abrashi.
I pyetur se a mund të mos bëhet implementimi i saj, Abrashi, është përgjigjur se ky është një projekt i madh.
“Nuk ka asnjë arsye të mos bëhet implementim i saj, me vetë faktin se është negociuar më shumë se dy vite e fakti tjetër është se kjo marrëveshje po nënshkruhet në Beograd, por, i vetmi paragjykim për të mos u implementuar është prej Serbisë dhe problem nuk kemi pasur me askënd tjetër, gjithashtu nuk e shoh asnjë problem sepse kjo marrëveshje është bërë në interes të qytetarëve të të dyja anëve, ku interesin e madh sa e ka Kosova aq e ka edhe Serbia, Bosnja, e Maqedonia, ku e shoh si një projekt të cilat e kanë të gjitha shtetet e regjionit”, ka deklaruar Abrashi./Arbresh.info/
Konferenca e Rektorëve, Rama: Koha për ndryshime në Ligjin e...
Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në ...
Ambasadori gjerman nderon viktimat e Masakrës së Reçakut
Ambasadori i Francës bën homazhe në Reçak, shpreh mbështetje...
Rihapja e hapësirës ajrore, kompanitë vazhdojnë të shmangin ...
Kremlini: Trump ka të drejtë, Zelensky po e bllokon paqen