Adonis Tahiri, drejtor i Inspeksionit në komunën e Prishtinës, ka thënë se lëvizja Vetëvendosje po akuzon Komunën e Prishtinës për punët që vetë anëtarët e saj derisa ishin duke qeverisur në këtë komunë nuk i kanë kryer.
Ai në RTK ka thënë se tashmë ato punë janë duke u kryer nga anëtarët e PSD-së.
“Është hipokrizi që për punët që vetë i kanë lënë zhagas t’i akuzojnë të tjerët, ndërkaq ato punë tash janë duke u kryer. Ata dolën e akuzuan Shpend Ahmetin për projektin që nuk e ka realizuar Hysen Durmishi”, ka thënë Tahiri.
“Arben Vitia e di shumë mirë problemin që ka qenë në Vetëvendosje, dhe mendoj që ata akoma po vazhdojnë me atë problem, por nuk po dua të flasë tash. Më vjen keq për zotin Vitia, që flet për deklarata në të cilat nuk beson as vetë”, tha ai.
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...