Produktete e pastrimit, qirinjtë dhe materialet tjera ndikojnë shumë në shëndetin tonë.
Fondacioni britanik për mushkëritë ka rekomanduar që gratë të zgjedhin produkte pa erë dhe të përdorin produktet pa spërkatje, transmeton portali arbresh.info
Ky fondacion këshillon që të hapni dyert e dritaret kur gatuani, si dhe shmangien e përdorimit të disa qirinjve ose shufrave aromatike në një dhomë të vogël.
Ata sugjerojnë që plastika të shmanget gjatë përdorimit, pasi shumë kimike sintetike gjendet në shumë produkte plastike dhe ato mund të gëlltiten ose absorbohen nga kontakti me lëkurën, potencialisht duke prishur sistemin endokrin.
Autorja e librit “Një udhëzues për një mjedis pa stres”, Medelin Samervil, thotë se për një pastrim të shëndoshë ju duhen vetëm limoni, soda e bukës dhe uthulla.
Studimi amerikan i vitit 2016 identifikoi 45 kimikate toksike në detergjentët e pastrimit. Ato mund të ndikojnë në sistemin tonë imunitar dhe sjellin probleme me frymarrjen./arbresh.info/
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...