Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski dje gjatë daljes nga objekti i prokurorisë tha për gazetarët se ai ishte atje për obligime zyrtare.
Mirëpo sot nga prokuroria për “A1on” konfirmojnë se Karaxhovski dje nuk ka pasur asnjë obligim zyrtar, por është dashur që të dëshmoj para prokurorit publik për procedurën e veprës penale.
Karaxhovski është dashur të dëshmojë në lidhje me rritjen e pagave për anëtarët e Këshillit Gjyqësor.
Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2018 anëtarët e Këshillit Gjyqësor kanë marrë vendim që të rrisin pagat e tyre dhe pagat e gjyqtarëve për 35 për qind, me çka pagat e tyre janë rritur 21.000 denarë. Informacionin e publikoi Sindikata e punëtorëve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve.
Nis seanca për çmimin dhe faturimin e rrymës, Haxhiu kritiko...
Shala i PDK-së: Sektori i energjisë në Kosovë në gjendje të ...
KE i FSHF-së miraton investimin për “Air Albania”...
Haradinaj: Kurti vendosi të shkojë në zgjedhje kur e bëri Qe...
Skandali me njehsorë elektrikë, ZRRE-ja: Çdo konsumator i pr...
Kosova, shteti i parë në Ballkan që i pranohen kërkesat në K...