Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar raportin për monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës.
Siç thuhet në raportin e tyre Gjatë vitit 2018 Kuvendi i Republikës së Kosovës ka shënuar rritje në performanc në krahasim me vitet e kaluara. 42 seanca të kuvendit dhe 437 mbledhje të komisioneve parlamentare i kanë mundësuar organit më të lartë ligjvënës përmbushjen e agjendës legjislative në masën prej 42 %, që është në rritje prej 6% në krahasim me vitet 2015 dhe 2016.
Përkundër kësaj punën e këtij kuvendit e ka karakterizuar mungesa e kuorumit.
Në vitin 2018 kanë qenë të parapara 176 projektligje.
Miratimi i ligjeve është përcjell shpeshherë me shkelje të rregullores së punës se Kuvendit.
Agnesa Haxhiu, Hulumtuese e projektit në KDI, tha se problemet që shkaktuar në vitin 2018 ka qenë largimi i Listës Serbe nga Koalicioni Qeverisës, dhe përçarja e VV-së.
“Raporti përmban të dhëna statistikore. Në fillim të 2018, dalja e Listës Serbe ka shkaktuar problem, që e ka pamundësuar vendimmarrjen edhe për ndonjë gjë te thjesht që u kërkua vota e tyre. Ndarja e LVV dhe formimi i PSD e ka minu rolin e opozitës për shkak përçarjeve” tha ajo
Veç tjerash ajo thotë se kontribut në këtë bllokadë ka pasur edhe moskoordinimi i kryesuesve të grupeve parlamentare për mbajte të seancave.
“Duke i pa të gjitha këto, një kontribut në bllokadë e ka pasë edhe mos organizimi i mirëfilltë i punës, mos koordinimi i kryesuesve të grupeve parlamentare. Pavarësisht problemave ka shënuar progres, sepse nëse krahasojmë me legjislaturën e 5 qëndron më mire tek debatet, pyetjet parlamentare” tha ajo
Në këtë raport janë treguar edhe mungesat e deputetëve më seancat plenare, ku në total kanë qenë 1249 mungesa.
“1249 mungesa janë bërë vetëm nga deputet. mungesa për deputet, VV 250 mungesa, PDK 196 PSD me 129 mungesa” tha ajo
E në këtë raport është publikuar edhe numri i shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës, ku ka prekur shpenzimet në udhëtime.
“2018 kuvendi ka publikuar vetëm raportin 6 mujor të shpenzimeve. në 9 mujorin e 2018, 240 mije euro në udhëtime. numri i udhëtimeve ka qenë deri në 310 udhëtime” tha ajo. /Arbresh.info/

Me kërkesë të ShBA-së, Këshilli i Sigurimit i OKB-së thërret...
“Kurrë mos harro” – OSBE përkujton masakrë...
SHBA-të kanë filluar zyrtarisht shitjen e naftës venezuelase
Supremja rrëzon ankesën e PDK’së për anulimin e votave me po...
I shënoi dy gola Realit, Betancor: Para nëntë vjetësh isha d...
Basha: Reçaku mbetet plagë e hapur, pa drejtësi nuk ka paqe ...