Mediat daneze shkruajnë se barazimi i rezultatit në minutat shtesë e shpëtoi Danimarkën nga poshtërimi në duel me Kosovën
Mediat daneze kanë mbetur të befasuara me Kosovën, shkruan Gazeta Express.
Madje, ato i janë gëzuar barazimit në minutat shtesë të Danimarkës në duelin miqësor me Kosovën, i cili përfundoi baras 2:2.
“Dardanët” bënë një lojë të madhe të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” duke udhëhequr deri në fund.
Por, një pakujdesi në mbrojtje iu kushtoi atyre dhe e pësuan golin në minutën e 91-të.
Danezët prisnin fitore të lehtë ndaj Kosovës, por ata u befasuan në kryeqytetin kosovar.

Mediat e këtij vendi shkruajnë se danezët i shpëtuan turpërimit në minutat e fundit.
“Mirë. Danimarka e evitoi poshtërimin”, ka shkruar mediumi i madh danez, “Ekstrabladet” në versionin e tij online, përcjell Gazeta Express.
“Para ndeshjes me Zvicrën, që do të luhet më 26 mars, Danimarka i provoi vlerat e saj me vendin ballkanik, Kosovën”, vazhdon ky medium.
Kosova bëri lojë të madhe duke shënuar dy gola me Amir Rrahmanin dhe Bersant Celinën.
Danimarka i kishte pësuar vetëm dy gola gjatë tërë vitit 2018, ndërsa në atë 2019 i mori dy gola vetëm ndaj Kosovës.
Verdhekaltrit do ta nisin kampanjën kualifikuese për Evropianin 2020 të hënën që vjen me ndeshjen ndaj Bullgarisë. /Gazeta Express/
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...
Prattipati: Kosova përball zgjedhjes strategjike, të veprojë...
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...