Një grua u dogj e gjallë nga militantët e Shtetit Islamik pasi ajo refuzoi që të merrte pjesë në një akt seksual ekstrem.
Kështu bëri të ditur një zyrtare e OKB.
Qindra femra janë rrëmbyer nga xhihadistët, të cilët i dërgojnë ‘virgjëreshat më të bukura’ në tregjet e skllevërve në qytetin sirian, Raka.
Atje shiten si objekte seksuale për ofertën më të lartë.
Shumë prej tyre zhvishen dhe i nënshtrohen testeve të virgjërisë përpara se të dalin në ankand, bëri të ditur e dërguara e Posaçme e OKB për Dhunën Seksuale në Konflikte.
Zainab Bangura tha se kanë zbuluar shkallën e frikshme të krimeve ndaj grave, veçanërisht ndaj tyre që i përkasin komunitetit jazidi.
“Në një rast një 20- vjeçare u dogj e gjallë pasi refuzoi të performonte një akt seksual ekstrem. Kemi mësuar për shumë raste të tjera të akteve seksuale sadiste”.
Askush s’e do anijen/ I mbyllen të gjitha portet anijes ku v...
U.D. Presidentja Haxhiu dekretoi 17 gjyqtarë me mandat fille...
Prokuroria Speciale me aksion në tri komuna për shpronësime,...
Siguria e ushqimit dhe kontrollet për produktet e qumështit:...
Nga nesër mbyllet përkohësisht rruga “Vicianum” ...
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...