Kryeministri Zoran Zaev vizitën e tij të sotme në Bruksel e filloi me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini.
Siç njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, Zaev në takim ka shprehur falënderimet e tij për zhvillimin e Këshillit për stabilizim dhe asocim në një periudhë mjaft të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Pjesëmarrësit në takimin e sotëm në Bruksel u dakorduan se zbatimi i zgjedhjeve presidenciale të drejta, demokratike dhe të lira janë kyç dhe prioritet i Qeverisë. Në takim, gjithashtu u theksua se të gjithë presin qasje konstruktive dhe pjesëmarrje të opozitës në zgjedhje”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Në takim morën pjesë edhe zv. kryeministri Bujar Osmani, ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.
Francë: E vrau partneren para syve të fëmijës, Liridon Beris...
Zvicër: Kosovarit iu refuzua shtetësia në Aargau, por fiton ...
“Ma nxori zemrën nga vendi“, fëmijë 9–10 vjeç në Kosovë përd...
Kosova po e “mban” turizmin në Shqipëri
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...