Kapiteni i Danimarkës flet për përballjen me Kosovën

12:56 | 19 Mars 2019
A Z

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë një ndeshje miqësore me Danimarkën të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë

Kombëtarja e Danimarkës do të jetë mysafire e Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen miqësore të 21 marsit, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova do ta nisë kampanjën kualifikuese të Kampionatit Evropian 2020 më 25 mars me duelin ndaj Bullgarisë, por paraprakisht djelmoshat e trajnerit Bernard Challandes do të kenë punë këtë të enjte me danezët, të cilët më pas do të luajnë edhe me Zvicrën në eliminatoret e Evropianit.

“Ndihem mirë që do të luajmë kundër tyre. Duhet t’i përgatisim disa mekanizma dhe detaje dhe duhet t’i përmirësojmë gjërat. Nuk kemi luajtur qe një kohë të gjatë së bashku dhe duhet të jemi të komponuar sa më mirë. Prandaj, do të jetë mirë ta bëjmë një test të tillë”, u shpreh futbollisti i Sevillas.

Kjo do të jetë përballja e parë e Kosovës në vitin 2019 pasi e kaloi një vit fantastik në 2018-ën, të cilin e mbylli pa humbje duke u treguar mjaft e suksesshme në Ligën e Kombeve.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës do të zhvillohet të enjten duke filluar nga ora 19:00.

Shpërndaje në rrjete sociale