Presidenti i vendit, Ilir Meta ka komentuar sot deklaratat e shumicës, përfshirë edhe të kryeministrit Edi Rama për ndikimin e Rusisë në nivel të administratës, por edhe për “luftën” e saj kundër integrimit të Ballkanit në BE.
Në një deklaratë për mediat, për këtë cështje, Meta nuk e ka kursyer një përgjigje thumbuese.
“Jemi të ndërgjegjshëm për ndikimet shpesh toksike të Rusisë në rajonin tonë, por nuk besoj se ky është problem në rastin e Shqipërisë. Ne do donim që Rusia të respektojë zgjedhjen e gjithë popullit të rajonit për t’u integruar në NATO, por nuk duhet ta katandisim rrezikun rus si anglo amerikan në periudhën e të kaluarës për të fshehur shkaqet e vërteta të krizës, kushtetuese, morale, përfaqësimi, që janë të krijuara nga ne”-tha ai.
Kujtojme se vetem pak kohe me pare, Helidon Bendo, kreu SHISH është shprehur i shqetësuar përpara anëtarëve të Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, për përpjekjet për të rritur influencën ruse në Shqipëri.
“Nga analiza e të dhënave për vitin 2018 vërejmë një rritje të tentativës nga Rusia për ta shtuar, influencën në vendin tonë” është shprehur Bendo i cili nuk ka dhënë detaje të aktorëve që po përdor Moska për rritjen e kësaj influence.
Çështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime
Hapet rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK, prit...
Bie për dy cent çmimi i naftës në Kosovë
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...