Me kaq shumë gjëra për të bërë një një ditë, disa prej nesh edhe mund të kenë mungesë të madhe gjumi.
Megjithatë, sapo të dëgjoni përfitimet që sjell një gjumë i mirë, ju do të dëshironi të ndryshoni rutinën tuaj, transmeton portali arbresh.info
Dr Guy Meadoës, bashkëthemeluesi i The Sleep School ka theksuar se shtatë deri në tetë orë gjumë në natë, janë shumë më efektive për humbjen e peshës sesa një orë e humbur në palestër.
Për Mirror Online ai ka theksuar se “palestra është e rëndësishme për të mbajtur një jetë të shëndetshme, por nuk e ka rëndësinë e gjumit.
Ai ka sqaruar se sasia e gjumit nga personi në person mund të ndryshojë, por ka vënë në theks se të gjithë duhet të bëjnë tetë orë gjumë për të ndjerë energjinë gjatë ditës.
“Nëse arsyeja juaj për të shkuar në palestër është humbja e peshës, atëherë mund të përgjigjesh edhe më shumë gjumë. Gjumi është thelbësor për rregullimin e hormoneve Ghrelin dhe Leptin, të cilat janë përgjegjëse për kontrollin e ndjenjës suaj të urisë dhe plotësisë”, shton ai.
Studimet theksojnë se njerëzit që flenë më pak se tëtë orë kanë një përmbajtje të lartë të yndyrës në trup./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...