Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka kërcënuar se Serbia do të përdor edhe forcat e armatosura për të mbrojtur nga e keqja serbët të cilët jetojnë në Republikën e Kosovës.
E këtij kërcënimi i është përgjigjur zëvendësministri i brendshëm Selam Shkodra i cili e ka quajtur një pinjoll të Aleksandar Vuçiq, shkruan arbresh.info.
Mes tjerash Shkodra i ka thënë Stefanoviqit që të rrudhë gojën, sepse do të turpërohen si asnjëherë më parë nga institucionet e sigurisë së Kosovës
Ky është shkrimi i tij
Ministri foshnjor
Paska “kercënuar” ministri grindavec Stefanoviq një pinjoll i famëkeqit Vuçiç, i njejti paska përsëritur tashmë frazën e njohur se “Serbia paska gati ushtrinë dhe policinë për ndërhyrje eventuale në Kosovë” ,sa qesharak aq edhe foshnjor. Z.Stefanoviq ju keni turrur disa herë gjatë historisë ushtritë dhe policitë si dhe grupet dhe bandat paramilitare dhe çetnike famkeqe në Kosovë dhe gjithëherë jeni kthyer të turpëruar dhe kokëulur. Rrudhe gojën se do të turpëroheni si asnjëherë më parë nga institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës të cilat janë përplot me djem e vajza fisnike të cilet kujdesen dhe mbrojen të gjithë qytetaret e vendit pa dallim perkatesie etnike dhe religjioze mbi baza të parimeve të shtetit ligjor dhe të së drejtës dhe jo si pjesëtarët e juaj që din të vrasin vetëm gra dhe fëmijë, andaj mjaft se dikur do të jetë vonë!
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...