Angelique Boyer dhe Sebestian Ruli janë bërë shumë të njohur në Shqipëri pas një nder serialeve më të ndjekur, “Teresa”.
Dyshja e njohur janë çift edhe në jetën reale dhe shfaqen pranë njëri-tjetrit në çdo event. Së fundmi Angelique dhe Sebastian janë parë bashkë në ndarjen e çmimeve “Tv y Novelas Awards” në Meksikë.
Kur u publikuan pamjet nga tapeti i kuq, fansave u tërhoqi menjëherë vëmendjen fustani i Angelique. Aktorja kishte veshur fustanin e saj mbrapsht, i cili i nxirrte në pah të gjithë dekoltenë dhe një pjesë të barkut.


Boyer e kuptoi gabimin dhe situatën e kaloi me shumë sportivitet. Ajo tregoi se në fakt të gjithë fajin për këtë incident e kishte partneri i saj, Sebastian.
Megjithatë mbrëmja kaloi shumë mirë për aktoren e famshme, sepse ajo arriti të rrëmbente çmimin si “Aktorja më e mirë” me rolin e Lucia Borges.
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...