Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi ynë sot do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.
Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Këto masa me origjinë nga jugperëndimi, krahas rritjes së fushave barike ndikimin e tyre do ta kenë edhe në rritjen e fushave termike. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.
Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të ndikojë edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 7m/s.
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...