Bisedimet e BE-së me Britaninë rreth modifikimit të marrëveshjes së divorcit nuk po përparojnë dhe as që ka ndonjë zgjidhje, kanë deklaruar të mërkurën zyrtarët e BE-së, disa ditë para votës së ligjvënësve britanikë mbi planin që synon ta shmangë Brexitin kaotik.
Diplomatët kanë thënë se bisedimet në Bruksel, të udhëhequra nga juristi kryesor i kryeministres britanike, Theresa May, Geoffrey Cox, nuk kanë arritur të sigurojnë një marrëveshje të ripaketuar të marten, teksa nuk kanë mbetur as tri jave para largimit të planifikuar të Britanisë, më 29 mars.
Bisedimet nga zyrtarët e rangut më të ulët pritej të vazhdonin të mërkuren, por nuk kishte afate të qarta për negociata të mëtejme midis Coxit dhe Michel Barnierit të BE-së.
“Michel Barnier (negociatori i BE-së për Brexitin) na ka informuar… se ndonëse bisedimet po zhvillohen në një atmosferë konstruktive, diskutimet kanë qenë të zorshme”, ka thënë Margaritis Schinas, zëdhënës i Komisionit Evropian, ekzekutivit të bllokut.
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu