Tetova, Kumanova, Manastiri dhe Shkupi janë vendosur në listën e qyteteve më të ndotura në botë për vitin 2018, sipas analizës së përpunuar nga organizata ekologjike joqeveritare “Greenpeace” dhe “IQ Air Visual”, grup me seli në Zvicër, e cila në mënyrë globale ndjek ndotjen e ajrit.
Në listën prej 3 mijë qyteteve botërore, Tetova ndodhet në vendin e 169, Kumanova në vendin e 261, Manastiri në të 280 dhe Shkupi në vendin e 315, përcjell telegrafi maqedoni.
Nga qytetet e rajonit vitin e kaluar më i ndotur ka qenë Zhivinca në Bosnjë e Hercegovinë, i cili është vendosur në vendin e 102.
Në 500 vendet e para sipas ndotjes në Ballkanin Perëndimor është edhe Prishtina e cila është vendosur në vendin e 373 dhe Sofje në vendin e 422.
Raporti për ndotjen e ajrit në botë gjatë vitit 2018 bazohet në të dhëna publike nga monitorimi i rrjeteve qeveritare për matjen e cilësisë së ajrit dhe stacioneve matëse të “Air Visual”, me të cilat operojnë persona privat ose organizata.
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit