Qeveria në seancën e sotme ka miratuar propozim-ligjin për planifikim urbanistik, me të cilin propozohet mënyrë më e mirë dhe më efikase për rregullimin e planifikimit hapësinor dhe urbanistik.
Në seancë është miratuar edhe informacioni për vënien në përdorim të sistemit të ri të përpunimit të dokumenteve doganore dhe të akcizës, me të cilin do të mundësohet zbatim i sigurisë, në përputhje me standardet e Organizatës Botërore të Doganave dhe BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në seancën e qeverisë gjithashtu ka kaluar edhe propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kadastër dhe patundshmëri, i cili pritet të përmirësojë klimën afariste në vend.
Sipas Qeverisë, cilësia më e lartë e të dhënave të regjistruara në Kadastër dhe rritja e përqindjes së të drejtave të regjistruara do të forcojnë besimin në librin publik dhe do të kontribuojnë në transparencën e institucioneve./Telegrafi/
Mbrojtja e Krivaqës kërkon rigjykim ose heqjen e burgimit të...
Vengu: Rrisim sigurinë për sovranitetin dhe pasuritë ujore e...
Liverpool-i i frikësohet lëndimit të rëndë të Alexander Isak
E rëndë: Darka e fundit që Naimi i organizoi Liridonës para ...
Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christo...
Peci dhe ambasadori britanik diskutojnë investimet strategji...