Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip S. Kosnett, tha se ekonomia funksionale e tregut, si dhe tregtia e papenguar rajonale përbën shtegun e Kosovës për tërheqjen e investimeve amerikane dhe investimeve të tjera të huaja.
Gjatë një takimi me udhëheqësit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, ambasadori theksoi se “Ambasada është e lumtur të dëgjojë se prioritetet e saj për paqe, drejtësi dhe prosperitet janë edhe prioritete të qytetarëve të Kosovës gjithashtu”.
Në takim, sipas komunikatës, është diskutuar edhe për nevojën e forcimit të sundimit të ligjit, që është një nga faktorët kryesorë për zhvillimin e mirëfilltë ekonomik.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë vazhdimisht thirrje për pezullimin e taksës 100% të cilën Qeveria e Kosovës e ka vendosur ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, duke e konsideruar të dëmshme dhe kundër interesave të bashkëpunimit reciprok të Kosovës me SHBA-në.
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1